FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Forumi VI i Beogradit, Vuçiç: Do bëjmë gjithçka për t’u afruar sa më shumë në BE

Në Serbi ka nisur  Forumi VI i Beogradit për Sigurinë, me praninë e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe atij shqiptar, Edi Rama.

Dy krerët e qeverive do të marrin pjesë në forumin “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”, ku do të shprehin qëndrimet e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.

Nga ana e tij kryeministri serb Vuçiç vlerësoi vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd. Ai u shpreh se duhet të punojmë më shumë për vendet tona. Nga ana tjetër Vuçiç tha se do bëjmë gjithçka për t’u afruar sa më shumë në BE. “Dëshiroj marrëdhënie më të mira me shqiptarët dhe boshnjakët”- u shpreh Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forumi do të paraprihet nga një takim mes dy kryeministrave në orën 11:00  në Pallatin presidencial “Serbia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?