FOTO/ Arben Ristani nuk hedh firmën, a po shkelet statuti qëllimisht në garën për kryetarin e PD-së
Gara për kryetarin e Partisë Demokratike po komporomentohet akoma pa nisur. Ndërsa mbeten dhe pak ditë deri në zyrtarizimin e kandidaturave, dhe i pari që është regjistruar është Eduard Selami, procesi po merr trajtat e një farse statutore të paprecedentë.
SYRI.net ka siguruar dokumentin i cili apriroi i ka hapur rrugë garës në PD dhe që është firmosur nga dy nënkryetarët e Edi Paloka dhe Edmond Spaho, por jo nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani. (Shiko faksimiljen e vendimit)…
Çdo të thotë kjo?
Ndryshe nga dy nënkryetarët Paloka e Spaho, duket se mungesa e firmës së Ristanit ka të bëjë me shkeljen statutore që bart në vetvete ky document. Thënë kjo neni 146 i Statutit të PD-së (që është hequr nga fajqa zyrtare e PD-së), thotë shprehimisht
Kreu V
ORGANET E KONTROLLIT TE PARTISE
Neni 46
1. Kryesia, zgjedh një komision të organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale, të përbërë nga shtatë anëtarët titullarë dhe dy ndihëmsa
2. Komisioni ka autoritetin për përgatitjen dhe organizimin e operacioneve të votimit në nivel kombëtar dhe territorial dhe siguron rregullsinë e tyre. Ai ndërhyne në zgjidhjen e çështjeve elektorale në degët e partisë në përputhje me aktet e nxjerra për këtë qëllim. Ai përgjigjet përpara kryesisë së Partisë.
Referuar këtij Neni të Statutit të PD-së, nuk janë nënkryetarët e partisë ata që vendosin modalitetet e garës në PD, por është kryesia ajo që mblidhet dhe vendos për zgjedhjet në Parti.
Anashkalimi i këtij organizmi është qartazi një shkelje statutore e ideuar nga kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike, cili një ditë më parë ndërmori një akt të paparashikuar në statut duke ia deleguar funksionimin e partisë, dy nënkryetarëve.


KOHA JONË SONDAZH

