FOTO/ Blendi Fevziu rrëfen vesin 20 vjeçar të kryeministrit: Ja çfarë bën Rama sa herë vjen në studio

Në edicionin e 20-vjetorit të emisionit ‘Opinion’, moderatori Blendi Fevziu bëri një retrospektivë të emisioneve të vjetra, duke rikujtuar personazhe të shumtë që prej herëve të para që ata kanë qenë në studion e tij.

Një prej tyre ka qenë edhe kryeministri i tanishëm, Edi Rama. Fevziu rrëfeu se herën e parë që Rama ka qenë në studion e tij, kishte krijuar kaos për shkak se i kishte fokusuar të gjitha dritat e studios mbi veten e tij.

‘Ka 20 vite që e ka këtë ves!’-rrëfeu moderatori, duke treguar gjithashtu se kryeministri, i cili asokohe do të shpallej ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, kishte veshur çorape të verdha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?