FOTO/ Deputeti i PD-së i vë ‘përgjues’ projektit të fundit të Ramës për punësime
Deputeti i sapozgjedhur i Vlorës nga lista e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka sfiduar Edi Ramën për projektin e tij më të fundit të punësimit, “Shqipëriaqëduam@kryeminstri.al”.
Biznesmeni i mirënjohur ka vendosur që të hapë, edhe ai një adresë paralele në të cilën i fton të gjithë aplikuesit ti dërgojnë edhe aty cv-të e tyre duke u premtuar, se do të ndjekë fatin “e punësimit” nga Rama.
Shehaj kërkon kështu, që të monitorojë hap pas hapi teatrin e radhës së Edi Ramë, siç e quan ai. Për këtë njofton në faqen e tij në Facebook, se ka hapur një adresë e-maili ”ramaperoscar@gmail.com”.
Reagimi i plotë i Agron Shehajt:
”Edi Rama fiton çmimin Oscar: Aktori më i mirë i vitit!
Edi Rama vërtet nuk bën për kryeministër, por s’mund ta mohojmë që është një aktor i shkëlqyer.
Në katër vite na ka mashtruar nëpërmjet Zyrave të Punës, transparenca.al, televizionit dhe statuseve në Facebook. Ai mashtroi edhe kur premtoi 300 mijë vende pune apo shëndetësinë falas. Ndërsa sot aktroi sërish, kur iu premtoi shqiptarëve se do i merrte në punë nëse ata aplikonin në adresën shqiperiaqeduam@kryeministria.al
Jam i bindur që kjo është gënjeshtra e radhës, prandaj dua që ta vërtetojmë së bashku!
Çdo aplikim që do bëni në adresën shqipëriaqëduam@kryeministria.al , dërgojeni gjithashtu edhe në adresën ramaperoscar@gmail.com (ose më shto në Ç).
Unë dhe stafi im do ndjekim procesin dhe pas 6 muajsh do verifikojmë nëse Rama e ka mbajtur premtimin! Do verifikojmë sa dhe cilët ka punësuar. Do shohim nëse procesi është kryer mbi baza meritokracie, ashtu siç premton Rama.
Ka ardhur moment të ndjekim “këmbë pas këmbe” qeverinë në çdo premtim që ajo bën. Ka ardhur momenti t’i japim fund shfaqjes!”

KOHA JONË SONDAZH

