FOTO/ E vërteta – Idlir Peçi ka dhënë dorëheqjen që në Qershor, s’u shkarkua nga Rama. Ja dokumenti

Paraditen e sotme u përhap me shpejtësi lajmi nga zyra e Edi Ramës, se kryeministri kishte shkarkuar nga detyra zv/ministrin e Mbrojtjes, Idlir Peçi. Vendimi thanë që ishte marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Duket se e vërteta është ndryshe. Idlir Peçi mësohet se ka dhënë dorëheqjen që në muajin qershor dhe nuk është shkarkuar sot nga Edi Rama.

“Për arsye personale dhe profesionale, ju paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes”, shkruan Idlir Peçi në letrën e dorëzuar në kryeministri që SYRI.net e ka siguruar dhe që daton në 28 qershor 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?