FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO-LAJM/ Basha apo Selami? Emri që zgjedh kjo demokrate të lë pa fjalë

Nuk kanë munguar befasitë gjatë procesit të votimit sot për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Në fletën e votimit, ku demokratët duhet të zgjedhin mes dy kandidaturave në garë, për emrin e atij që do t’i drejtojë gjatë 4 viteve të ardhshme, një votë është dhënë për Sokol Olldashin, deputetin dhe ministrin e ndjerë të PD-së, ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik.

Si mund ta shihni edhe në këtë fletë votimi, vota e kësaj demokrateje nuk ka shkuar as për Bashën, kreun aktual të PD-së, e as për rivalin e tij, Selami. Por për Sokol Olldashin duke nderuar në këtë formë kujtimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?