FOTO/ Lefter Koka i dorëzon detyrën e ministrit, Blendi Klosi. Ja çfarë thanë në takim

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka i dorëzoi sot zyrtarisht detyrën pasardhësit të tij, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Ministrisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm i gjithë stafi i punonjësve të ministrisë si dhe përfaqësues të institucioneve të varësisë.

Gjatë fjalës së tij, Koka falënderoi ekipin për bashkëpunimin në arritjen e objektivave dhe sfidave dhe uroi Ministrin Klosi për detyrën me bindjen se puna e nisur do të çohet në një standard më të lartë nga një politikan me përvojë e me eksperiencë institucionale si Ministri Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Klosi nga ana e tij theksoi rëndësinë që turizmi merr në këtë ministri si një sfidë që ka nevojë për përkushtim dhe profesionalizëm. Ai theksoi se drejtimi i këtij dikasteri është një përgjegjësi e madhe  dhe synon që ta bëjë Shqipërinë një destinacion konkurrues turistik në nivel global.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Ministri Klosi siguroi se do t’i  japë një zhvillim të ri, reformave të ndërmarra dhe atyre që pritet të realizohen me qëllim përshpejtimin e përafrimit të standardeve kombëtare me ato të Bashkimit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?