FOTO/ Mediu thirrje grave dhe nënave: Bashkohuni në protestë të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ftuar të gjitha gratë dhe nënat shqiptare që ti bashkohen ditën e shtunë protestës opozitare, për të ndalur këtë qeverie, të kapur nga krimi dhe droga, si dhe për të brojtur votën e lirë.
Deklarata e Mediut erdhi gjatë Konventës së Gruas republikane, ku e pranishme ishte dhe kryetarja e Lidhjes së Gruas Demokrate, Albana Vokshi.
Mediu tha se
Ja fjala e plotë e Fatmir Mediut:
“Grate Republikane të gjitha në protestë. Lira dhe Vota – rruga jonë drejt BE!
Fjala përshëndetëse në Konventën e Gruas Republikane për Tiranën.
Te nderuar zonja dhe zonjusha!
Dua t`ju falenderoj qe te gjithe ju per prezencen dhe bashkimin me Partine Republikane, ne nje moment shume te rendesishem per Partine Republikane, Opoziten dhe Shqiperine.
“Asnjehere me pare ne jeten time politike nuk jam marre kaq seriozisht si nje grua” – thote kancelarja Angela Merkel.
Natryrisht sipas rregullit, sot duhet te flisja per rolin e gruas ne politike dhe t`ju tregoja se si ju mund te luani nje rol te rendesishem, per shkak se shoqeria shqiptare ka nevoje per ju, po ashtu dhe PR.
Por une mendoj se kur merremi me politike, si femra apo meshkuj, marrim persiper pergjegjesi qe bindjet tona, qellimet tona, te kerkojme me çdo menyre dhe mjet demokratik, te kthehen ne nje realitet, duke ndikura se pari tek vete ne, tek familja jone dhe vendi e kombi yne.
Prandaj menoj se eshte e rendesishme qe pjesemarrja e gruas ne politike, te mos shikohet thjesht si nje çeshtje gender apo kuotash, por pjesemarrje aktive ne debatin dhe luften politike, qe ne thelb ka egzistencen e shoqerise se lire dhe demokracise
Historia shqiptare ka njohur zonja te angazhuara ne politike per shkak te forces se karakterit dhe mendimit te tyre politik, qe kane krijuar autoritet dhe i kane sherbyer interesave te vendit dhe po ashtu, ka njohur vajza apo zonja qe jane vendosur nga kuotat e Partive dhe kryetareve qe kane hijeshuar fasaden politike, por qe ne thelb kane bashkepunuar ne shkaterrimin e vlerave demokratike.
Historia boterore ka njohur gra qe kane bere historine e vendit te tyre, jo se burrat u kane dhene atyre mundesine, por sepse ato e kane fituar ate mundesi nepermjet luftes dhe forces se tyre.
A jane te rendesishme kuotat, besoj jane te nevojshme, por e domosdoshme eshte konkurrenca dhe ndertimi i kushteve per konkurrence, si ne strukturat partiake dhe ne zgjedhjet per pushtetin vendor apo qendror.
Shqipëria sot po përballet më serioz krizës politike që nga viti 1991, e cila kërcënon të zhyse vendin per here te pare drejt paqëndrueshmërise afatgjate, konfliktit, destabilitetit dhe pasoja veshtire te riparueshme.
1- Ne jemi demokarci parlamentare kushtetuese, ne themel te se ciles qendron pluralizmi politik.
2- Ky pluralizem politik garantohet vetem nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Mbas 27 vitesh pluralizem po vihet ne pikpyetje egzistenca jone si qytetare.
Le te shtrojme disa pyetje??
Sa shqiptaret besojne ne zgjedhjet e lira dhe te ndershme??
Sipas sondazheve rreth 86% e tyre nuk besojne se mund te zhvillohen zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Sa shqiptaret besojne se kjo qeveri mund te garantoje nje jetese dhe zhvillim normal te vendit??
Rreth 200,000 jane larguar dhe kerkojne azil ne Europe dhe kjo eshte pjesa me aktive eshoqerise.
Sa e sigurte eshte jeta jone nga krimi??
Vrasjet e perditeshme jane pergjigja per nje qeverisje te papergjegjeshme.
Sa siguri ka jete e te rinjeve nga droga dhe krimi ne Shqiperi??
Shqiperia eshte tashme e percaktuar nga departamenti Amerikan i Shtetit, Europol, Antimafia Italiane, mediat boterore, CNN, BBC! dË, RAI, Hufington post si qendra e kultivimit dhe trafikut te droges drejt Europes.
Te gjitha keto tregojne se ne jemi nje shoqeri ne te cilen mbizoteron, mungesa e lirise, pasiguria per jeten dhe pronen, pamundesia per nje ekonomi te qendrueshme familjare dhe kombetare.
Por a jane keto fenomene spontane?? Aspak jo.
Keto jane politika te qellimshme te qeverise Rama.
Perfshirrja e krimineleve ne politike u be prej tij per shkak sepse kjo ishte rruga e tij per te neshtruar dhe rrembyer votat e qytetareve.
Manipulimi i zgjedhjeve ne Korçe, zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve ne Diber, jane tregues i nje pushteti qe nuk njeh qytetarin dhe voten e tij si baze per pushtetin, por krimin, drogen, kercenimin, intimidimin dhe blerjen e votes.
Si asnjehre tjeter ne 16 vjet ne komisionin e reformes zgjedhore nuk u pranua dhe nuk u diskutua asnje nga kerkesat e OSBE/ODHIR per zgjedhjet.
Si asnjehere tjeter pati nje heshtje totale nga BE dhe institucione te tjera per zgjedhjet ne Shqiperi.
Ato u zgjuan vetem ne muajin e fundit, atehere kur opozita dhe qytetaret shqiptare u hodhen ne proteste, duke kerkuar te bejme disa ndryshime te vogla se s`kishte me kohe.
Per me keq perfaqesues te ardhur nga Brukseli kerkuan te joshin partite opozitare qe te hyne ne zgjedhje pa PD sepse keshtu do fitonin me shume vende ne parlament.
Keto trajtime te shqiptareve apo opozites si qytetare te dores se dyte, jane te papranueshme.
Shqiperia eshte vend anetare i NATOs dhe ka detyrimet e saj per zbatimin e ligjit dhe lirive te qytetareve te saj, repsektimin e votes se lire.
Kur ne themi te shtyhen zgjedhjet dhe te krijohen kushtet qe shqiptaret te votojne te lire, na thone qe eshte antikushtetuese.
Kur Rama per nje certifikate shtyu zgjedhjet me shume se tre muaj nuk ishte antikushtetuese.
Kur Rama propozon shtyrjen e zgjedhjeve per ne korrik nuk eshte antikushtetuese.
Kur ne kerkojme qeveri teknike qe te zbatoje ligjin e dekriminalizimit, te ndaloje trafikun e droges dhe parate e krimit eshte e papranueshme sepse ai ka mandat nga votat e manipuluara dhe mbeshtetja e krimit.
Kur Krimi dhe droga mbulon vendin dhe blene votat keto konsiderohen si fenomene spontane dhe duhet te kalojne vite dhe te flase media boterore qe te pranohen si krime serioze.
Ne sot shtrojme keto pyetje perballe gjithe partnereve tane nderkombetare dhe qytetareve shqiptare.
A ka te drejte opozita apo genjen kur thote se:
Njerez te inkriminuar jane perfshire qellimisht ne parlament, bashki dhe administrate nga Rilindja e Rames??
A ka te drejte apo genjen opozita se Shqiperia eshte mbushur me droge dhe jane miliarda dollare ne duart e trafikanteve??
A ka te drejte opozita apo genjen qe zgjedhjet ne Korce u blene, zgjedhjet lokale u manipuluan dhe zgjedhjet ne Diber u kanabizuan??
A ka te drejte opozita apo genjen se mijera shqiptare u larguan nga puna ne kundershtim me ligjin dhe u zevendesuan me militante te Rilindjes per t`i sherbyer qellimeve korruptive te pushtetit.
Rama ka filluar prej kohesh nje propogande te qellimshme mashtrimi se opozita nuk hyn ne zgjedhje sepse nuk do Reformen ne Drejtesi.
Ishte opozita qe votoi Reformen ne Drejtesi, ishte ajo qe korrigjoi dhe ndryshoi ate reforme qe i jepte Rames te drejten te emeronte dhe shkarkonte gjyqetaret simbas interesave te veta poltike.
Ishte Rama qe shkaterroi konsensusin, sepse kerkon qe nepermjet ligjeve te kontrolloje gjyqesorin, nepermjet strukturave te qeverise.
Nese Rama do te kontrolloje dhe Drejtesine, Shqiperia shkon drejt nje regjimi antikushtetues dhe qe nuk garanton asnje te drejte qytetare, politike dhe interes kombetar.
Ju e keni percaktuar se Liria dhe Vota jane rruga drejt Europes se vertete.
Ne nuk mund te pranojme te trajtohemi si qytetare te dores se dyte nga askush.
Padyshim qe shqiptaret kane nevoje te votojne sic thote BE. Por me shume se te votojne kane nevoje te zgjedhin, sepse per te votuar kane votuar mbi 99% ne kohen e diktature.
Padyshim qe kane nevoje per zgjedhje por ja te zgjedhin ndermjet Rames dhe njerezve te Rames, por ndermjet te majtes dhe te djathtes.
Zgjedhje moniste kishte vetem ne komunizem dhe perjashtim nga zgjedhjet i behej vetem armiqeve politike dhe kulakeve.
Kush e ka marre sot autoritetin autoritetin per te shpallur armik opoziten dhe ti heqe te drejten e votes??
Askush nuk e ka kete te drejte.
Sepse ishte kjo opozite qe permbysi diktaturen e asaj Partie qe trashegojne keta qe jane sot ne pushtet, per te vemdosur se demokracia shqiptare zhvillohet nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Shqiperia ka sot nje armik dhe ky eshte krimi, korrupsioni dhe trafiku i droges, pergjegjes per kete jane ata qe e mbeshtesin kete situate dhe ata qe kane shkaterruar shanset per zgjedhjet e lira.
Opozita ka vetem nje rruge; bashkepunimin me qytetaret per te mos lejuar qe demokacia te zevendesohet me krim dhe droge, qe liria e qyetarit dhe e drejta e tyre per te votuar, mos ngelet ne doren e krimit.
Opozita ka nje rruge me qytetaret shqiptare te shkoj drejt Europes duke ndertuar vlerat Europiane ne Tirane dhe jo te genjeje veten pafundesisht me hipokrizine dhe talljen e pushtetit dhe atyre qe duan te ruajne kete gjendje ne Shqiperi.
45 Vjet komunizem pritem jo vetem ne por shume vende ish komuniste se shpetimi do vinte nga larg, por u provua se shpetimi vjen vetem kur qytetaret dhe shoqeria kuptojne se:
Lirine dhe jeten ja u ka falur Zoti dhe jo qeveria.
Lirine jeten, te sotmen tone dhe te ardhmen e femijeve tane e kemi ne ne dore jo qeveria, ne duhet te protestojme dhe te hedhim poshte me neveri çdo politike dhe qeveri qe del mbi te drejtat tona.
Sot ju keni nje mision te madh qe ka te beje me jeten tuaj dhe te femijeve e familjeve tuaja. Te jeni te parat ne zerin e protestes per nje shoqeri te lire neser ne 13 Maj.
Neser 13 Maj eshte protesta per Europen, per lirine per te drejta tona dhe dinjitetin tone,
Eshte dita ku duhet te dalim te protestojme te gjithe familjarisht sepse neser ne tregojme se familjet tona jane mbi pushtetin, krimin dhe dhunen.
Neser ne 13 Maj ne duhet te demonstrojme se jemi nje shoqeri e gjalle qe nuk pranon te rikthehet ne historine e turpit komunist.
Neser ne 13 Maj ne duhet te tregojme se e duam BE, dhe themeli i BE eshte respektimi i qytetarve dhe jo i pushtetareve.
Prandaj edhe njehere ju kerkoj ju qe te marim pjese ne menyre masive ne proteste kunder shkaterrimit te vendit tone nga pushteti i krimit dhe korrupsionit.
Po e mbyll me nje thenie te Eleonor Rusvelt, ish zonja e pare e SHBA.
“ Une nuk mundem ne asnje moshe, te kenaqem duke ndenjur prane zjarrit dhe thjesht ta sodis ate. Jeta eshte bere per ta jetuar. Asnje, asnjehere, per asnje arsye nuk mund t`i ktheje kurrizin jetes”
Prandaj ne 13 Maj ne duhet te tregojme se nuk i kemi kthyer kurrizin jetes por jemi bashkuar njeri – tjetrit per ta jetuar ate si njerez te lire”.
KOHA JONË SONDAZH






