FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Ndoka tallet me Taulant Ballën duke cilësuar si ‘konen’ e Ramës

Një replikë mjaft gazmore i ka rezervuar Nard Ndoka deputetit socialist Taulant Balla i cili gjatë një takimi në Kuterman të Elbasanit është shprehur ndër të tjera se: “Është një ditë e veçantë. Unë jam këtu me ju, Edi Rama është me Donald Trump në Bruksel, edhe Lul Basha duke nda me Nard Ndokën, ku do kandidojë Nard Ndoka, edhe me atë kaubojsin që përzumë ne”.

Sapo është njoftuar se Balla e ka përmendur në Kuterman, Ndoka menjëherë është kundërpërgjigjur duke postuar një foto humoristike në të cilën shfaqet Edi Rama si gjahtar dhe Taulant Balla si qen gjahu.

Këtë foto Ndoka e ka shoqëruar me fjalët “Taulanti “flet” në Kuterman pa lejën e Ramës!”- duke nënkutpuar se Balla është nxituar duke folur kutur për gjëra që mbase ai nuk i di mirë dhe nuk ka leje të flasë. Italianët kanë një shprehje për këto raste “Nëse nuk është e bukur, është mjaft e gjetur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kemi fjalën për përgjigjen e Ndokës domethënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?