FOTO nga ceremonia e marrjes së detyrës nga Presidenti Ilir Meta

Ilir Meta ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës.

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit, Ilir Meta. Në hapjen e seancës, zëvendëskryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ftoi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta që të bënte betimin. Pas betimit, Presidenti Ilir Meta mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

Më pas ceremoniali vijoj me aktivitetet në Presidencë, ku kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, i dorëzoi Kushtetutën kreut të ri të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceremonia ka vijuar më pas më një kokteil në ambientet e presidencës, ku të ftuarit janë takuar dhe i kanë uruar detyrën e re Presidentit, Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, drejtuesit e komuniteteve fetare, drejtuesit e institucioneve të pavarura, Kryeministri, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?