FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ “Nuk merrem me peshqit”, Donald Lu 90 minuta në zyrën e Edi Ramës

Ka përfunduar takimi i ambasadorit të SHBA-së në Tiranë Donald Lu me Edi Ramën.

Takimi mes tyre është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë dhe ka zgjatur jo pak, por 90 minuta.

Besohet se në këtë takim është diskutuar për objektivat e paarritur që kishte vënë më parë ambasadori Lu, që në muajin Janar të arrestoheshin peshqit e mëdhenj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por edhe deklarata e djeshme të Edi Ramës për votën e Shqipërisë në OKB, ku kryeministri i Shqipërisë tha se ambasadori Lu nuk i kishte kërkuar të votonte pro SHBA-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takim mësohet se ka pasur edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Mbremjen e djeshme ne emisionin “Real Story” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me komentet e fudnit të ambasadorit Donald Lu lidhur me arrestimin e peshqve të mëdhenj.

“Për peshqit dhe Janarin foli ai jo unë. Unë kam duke u marrë me marrëveshjen e detit. Për peshqit e mëdhenj shoh njerëz që komentojnë pse s’futen në burg…. Për fat të mirë s’jetojmë në kohën kur partia të fuste në burg…”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?