FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Pas Merkelit, Rama i prezanton fiksimin e atleteve të bardha edhe zv.presidentit amerikan

Njësoj si në Trieste, Edi Rama u shfaq në Podgoricë i veshur ndryshe nga të tjerët.

Njeriu i ditës në Saimitin e Kartës së Adriatikut, ishte Majk Pens, zv.presidenti amerikan. Para kryeministrave të Ballkanit Perëndimor ai mbajti një fjalim për rrezikun e ndikimit rus në rajon, për mesazhet dhe pritshmëritë e presidentit Tramp apo për qëndrimin e SHBA ndaj ngjarjeve në Venezuelë.

Përballë kishte Edi Ramën. I ulur në rresht me kryeministrat e tjerë, por ndryshe nga të tjerët, ky i joni mbante veshur atletet e bardha, të cilave as vetë nuk ia jep dot një kuptim kur e pyesin. Mjafton që të flitet për to vend e pa vend, edhe me çmimin e të qënit qesharak. /lapsi.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?