FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Pas Ramës dhe Metës, ja kush kapet ‘mat’ tek ‘Markata e Peshkut’

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu që u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga kryetari Lulzim Basha ka vendosur të kalojë drekën me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.
18817477_1336406596394640_144957400_o-2-678x381 (1)
Ato të dyja kanë zgjedhur sot të njëjtin vend si Rama dhe Meta për të drekuar, “Markatën e Peshkut”, siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Dritare.net.

Nuk dihet nëse ambasadorja është takuar me Bregun për ta ngushëlluar, apo këshilluar, por një gjë është e sigurt, të dyja zonjat janë mëse të qeshura.

Pas publikimit të listave, Bregu u pa në një restorant me figura të tjera të lëna jashtë listave nga Basha, ndërsa sot ka artikuluar qartë se nuk e mbështet nismën për shkarkimin e Lulëzim Bashës.
Të gjithëve na shkon në mendje një pyetje: Çfarë po planifikon deputetja?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?