FOTO/ Rama: Ja shembulli i vendosmërisë tonë për të bërë shtet

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta nis këtë fillim jave me një imazh nga Parku Kombëtar i Divjakës, në sajë të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit.

I pari i qeverisë ka publikuar në ‘Facebook’ foto të këtij parku nga viti 2013, e transformimin që ai ka pësuar sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

rama
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Parkut Kombëtar të Divjakës më 2013 dhe sot ?
Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Biodiveristetit, kjo mrekulli e jona natyrore që deri 3 vjet e gjysmë më parë rrezikonim t’a humbisnim përfundimisht prej rrënimit e masakrimit çerekshekullor, është një ndër shembujt më të fortë se si me vendosmërinë tonë për të bërë shtet, jo vetëm e shpëtuam këtë thesar por e kthyem atë në një aset të jashtëzakonshëm për ekonominë lokale dhe kombëtare.
Falë ndalimit drastik të gjuetisë e ndërhyrjeve për rehabilitimin e infrastrukturës natyrore, mijëra vizitorë çdo vit, dhe çdo vit edhe më shumë, vijnë nga çdo kënd i botës për të vizituar Shtëpinë e Pelikanit Kaçurrel. Një specie në zhdukje globalisht që bashkë me Flamengot dhe të tjerë shpendë të veçantë, ka rigjetur tashmë në Karavasta oazin e rilindur të paqes dhe strehën e qetë për të jetuar e për t’u shumuar.
Por e gjitha kjo mund të humbasë sërish nëse ndalemi sot, prandaj nuk do të rreshtim së punuari më fort dhe me vendosmëri për të ndërtuar #ShqipërinëQëDuam ?? ?? me #Shtet ? #Punë ? #Mirëqenie ?”, citohet në mesazhin e Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?