FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Foto- Zhgënjimi nga zgjedhjet, banderola “Basha ik” edhe në Korçë

Banderolat me mbishkrimin “Basha ik” vendosen edhe ne degët e partisë në rrethe. Një e tillë është parë pasditen e kësaj të enjteje edhe në degën e Korçës.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij veprimi, ndërsa kryetari i partisë Andrea Mano i kontaktuar nga Vizion Plus, ka thënë se deri në momentin kur ai ndodhej në seli, banderola nuk ka qenë.

Mano e ka konsideruar të turpshëm këtë akt, ndërsa ka siguruar se ajo është vendosur nga persona jashtë selisë së partisë. Ky është rasti i dytë i vendosjes së një banderole me mbishkrimin “Basha ik”, pas selisë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qysh prej daljes së rezultateve që orientonin fitoren drejt PS, janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?