Fotografi i Obamës “thumbon” Trump, në foto shihet dhe Berisha
Incidenti gjatë samitit të NATO-s në Bruksel, ku Presidenti Amerikan Trump po ecte me liderët por që kishte mbetur pas dhe shtyu kryeministrin e Malit të Zi, u bë virale në media. Ky incident, është “thumbuar” edhe nga fotografi i Obamës.
Pete Souza, dikur fotograf i Shtëpisë së Bardhë, ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, të samitit të NATO-s në vitin 2012 kur ishte Obama President.
Në këtë foto shfaqet edhe Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë në atë kohë, afër Obamës dhe Merkelit. “Të gjithë të qeshur dhe nuk pati shtyrje”, shkruan Souza.
https://www.instagram.com/p/BUiXhWslde6/?taken-by=petesouza
KOHA JONË SONDAZH

