Fraksionet në PD, Dhurata Çupi: Kritikët le të vijnë nëse…

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e ftuar në studion e Report Tv ka komentuar qëndrimin e kritikëve të Bashës për krijimin e fraksioneve në PD. Në mbledhje ne fundit të grupit parlamentarë Basha u shpreh se për sa kohë që do të jetë ai në krye të partisë nuk do të ketë fraksione.

Ndërsa sipas Çupit kritikët e kreut të PD-së nuk kanë pse të jenë në parti nëse kanë për qëllimin dëmtimin e PD-së. “Nëse lëvizja është brenda PD-së duhet të jetë ndaj keqqeverisjes. Diskutimet ndaj Bashës janë të tepërta në këtë moment pasi ai tashmë është kreu i PD-së. Shumë personalitete të PD duhet ti shërbejnë partisë për ringritjen e saj”, tha Çupi.

Ndër të tjera deputetja e PD-së ka folur edhe për importin e plehrave, duke u shprehur se qëndrimi i tyre do të jetë në mbështetje të interesit të qytetarëve. “Qëndrimi i PD është i prerë, grupi i PD është në krah të qytetarëve. Ne jemi kundër ligjit i cili ndodhet në parlament”, u shpreh Çupi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?