FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Franca nderon Mimi Kodhelin (FOTO)

Pas Kryeministrit Edi Rama, një tjetër figurë e PS-së është dekoruar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli është nderuar nga Macron me titullin”Kalorës i Urdhërit Kombëtar të Legjionit të Nderit”.

Dekorata i është dorëzuar nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kodheli në facebook, e cila e falenderon Macron për këtë nderim.

“Falenderoj Presidentin E. MACRON që më nderoi me titullin e lartë të Republikës së Francës, “Kalorës i Urdhërit Kombëtar të Legjionit të Nderit”. I jam mirënjohëse të gjithë atyre që bënë të mundur marrjen e këtij titulli. Faleminderit kujtdo që ka kontribuar sado pak në bërjen të mundur të këtij nderimi”, shkruan Kodheli në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?