”Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin në rajon

Gazeta kryesore gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”, në një artikull të korrespondentit Michael Martens mbi çeljen e negociatave me BE-në, argumenton se Kryeministri Edi Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin, ç’ka ka shkaktuar shqetësim në Shkup e në qeverinë “mike” të Zoran Zaevit.

Edi Rama kërcënon pas kulisave se në rast se Maqedonia e Veriut po shkëputet nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave, atëherë Rama do shtrojë çështjen e Shqipërisë së Madhe pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, e troje të tjera përfshi edhe ato të Maqedonisë.

Gazeta si dhe më parë përsërit se pengesa për Shqipërinë janë mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni e mosndëshkueshmëria e nivele të larta qeveritare ndërsa pë Maqedoninë, e cila arriti marreveshje me Greqinë e Bullgarinë, kritikat janë të kapercyeshme. Në rrethana të tjera fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Rama po e ka bërë këtë edhe më parë duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?