FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FRD, Oketa: Situata e pa parashikuar! Një opozitë synon një orë e më parë zgjedhjet

Gazmend Oketa nga Fryma e Re Demokratike thotë në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, se në vendet demokratike, një opozitë me zor pret që të çojë vendin në zgjedhje, ndërsa situatën aktuale ai e shikon tek ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Oketa: Kur flasim për opozitë të re apo opozitë të vjetër. Dihet që ka plane afatgjata, por faktin që tregon se marrëveshja e vitit 2018 midis zt.Berisha dhe zt.Rama, rezulton që është marrëveshje afatgjatë për vetë faktin që nuk ndryshohet, për vetë faktin që e çon Shqipërinë në një situatë të paparashikuar nga askush. Zor se do ta parashikonim që do të vinim në një ditë që opozita e Shqipërisë nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, po i referohem opozitës parlamentare.

Në vendet demokratike është krejt e kundërta, opozita që pretendon se është opozitë dhe ka flamurin e opozitës, synon një orë e më parë të rrëzojë qeverinë, synon një orë e më parë të hyjë në proces zgjedhor, synon një orë e më parë t’i japi mundësi qytetarëve për të votuar. Qëndrimi i Frymës Demokratike për zgjedhjet e 18 qershorit është respekt për institucionet e shtetit shqiptar, respekt për dekretin e Presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket sikur procesi zgjedhor është pronë e partive politike. Shqipëria ka një Kushtetutë që është në fuqi. Në bazë të asaj Kushtetute, forcat politike janë thërritur për të garojnë më 18 qershor. Pas rezultatit që do të dali nga këto zgjedhje, do të shohim se cilat janë mazhoranca e reja, cilat janë opozitat e reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?