FRESSH i përgjigjet LSI: Do jemi bashkë me LRI në Jalë

FRESSH dhe organizatorët e Internacionales Socialiste të të Rinjve kanë raguar pas deklaratave të LSI për kampingun që do të zhvillohet në Jalë.

Në një njoftim, FRESSH thotë se shprehin keqardhje për mënyrën se si strukturat e LSI-së po keqinformojnë dhe manipulojnë opinionin publik, në lidhje me kampin që organizon Internacionalja Socialiste e të Rinjve (IUSY) në Jalë.

Në bazë të marrëveshjes së përbashkët që FRESSH dhe LRI kanë nënshkruar me Internacionalen e të Rinjve Socialistë (IUSY), festivali dhe aktivitetet e tij organizohen dhe mbështeten në mënyrë të barabartë nga dy forumet, të cilat nga datat 14-21 korrik do të mirëpresin 400 të rinj nga e gjithë bota. Këtë fakt e konfirmojnë me prezencën e tyre këtu presidenti i Internacionales Socialiste të të Rinjve (IUSY), z.Howard Lee si dhe Sekretari i Pergjithshëm z. Alessandro Pirisi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjejmë rastin të falenderojmë të rinjtë e LRI-së për përkushtimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në mbarëvajtjen e këtij festivali me rëndësi për Shqipërinë dhe të rinjtë shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së janë bashkë në këtë aktivitet për të treguar vlerat më të mira të shqiptarëve, ndaj edhe një herë i lutemi kryesisë së LSI-së të distancohet nga këto mënyra të politikëbërjes dhe t’i lejojë të rinjtë të jenë pjesë dhe model i një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?