Frika e skenarit rus në Ballkan/ BE shton ushtrinë e saj në Bosnjë, ku kazani mezi pret për të shpërthyer
Trupa shtesë nga katër vende të Bashkimit Evropian filluan të mbërrijnë në Bosnje të premten, për të përforcuar misionin paqeruajtës të udhëhequr nga BE-ja në vendin ballkanik, i cili kurrë nuk është ripërtërirë plotësisht nga lufta brutale e viteve 1992-95.
Të katër kompanitë e forcave rezervë nga Austria, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia, do të mbërrijnë në bazën e forcave të Bashkimit Evropian, EUFOR, jashtë Sarajevës, për të përforcuar kontingjentin e prej 600 trupash të stacionuar tashmë në vend. Vendosjet e reja përfshijnë gjithsej 500 trupa.
EUFOR-i njoftoi vendosjen e forcave shtesë një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, filloi agresionin e tij në Ukrainë, më 24 shkurt.
Forca e përshkroi hapin si një masë paraprake për të parandaluar përhapjen e situatës së përkeqësuar të sigurisë ndërkombëtare në Bosnje.
Një udhëheqës pro-rus serb i Bosnjës, Milorad Dodik, ka mbrojtur për vite me radhë ndarjen e entitetit gjysmë-autonom serb të Bosnjës nga pjesa tjetër e vendit shumë-etnik.
Dimrin e kaluar, me mbështetjen e heshtur nga Moska, Dodik e intensifikoi fushatën e tij të shkëputjes, duke u zotuar të formojë një ushtri, gjyqësor dhe një sistem taksash ekskluzivisht serbe.s
Bashkimi Evropian u zotua më herët në shkurt të kufizojë ndihmën financiare dhe ndoshta të vendosë sanksione për të parandaluar shpërbërjen e marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës në vitin 1995.
*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Associated Press
KOHA JONË SONDAZH

