FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Frikë nga përgjimet, bllokohen të gjithë celularët

Mbledhja e fundit e kryesisë më shumë se sa një analizë brenda PD-së u shndërrua në një skup të vërtetë mediatik për shkak të incidentit mes ish-ministrit Jemin Gjana dhe sekretares Valbona Mezini.

Tonet e ashpra mes tyre për pak sa nuk u përshkallëzuan në përplasje fizike ndërsa vetëm disa orë pas përfundimit të mbledhjes, në media qarkulloi edhe video-audio e sherrit të bujshëm.

Kjo krijoi një tjetër konflikt brenda së djathtës që tanimë i duhej të merrej edhe me çimkat e “spiunët” e partisë. Për t’i dhënë fund kësaj, siç mëson newsbomb.al, në PD është marrë një masë e fortë: Janë bllokuar të gjithë celularët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej mbledhjes së fundit, në selinë e PD është instaluar një pajisje që bllokon valët e celularëve për të parandaluar kështu edhe rrjedhjen e informacioneve të brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por a do të zgjidhë kjo pajisje ngërçin e madh në Partinë Demokratike? Kjo mbetet për t’u parë, edhe pse njohësit e politikës e dinë mirë se i fundit problem që ka kjo parti e djathtë sot, janë celularët/Newsbomb.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?