FRPD dhe LRI: Ta çojmë qeverinë “Rama” në emigrim

Të rinjtë e FRPD dhe LRI protestuan sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e qeverisë “Rama”. Ndryshe nga herët e tjera ku është kërkuar vetëm largimi i ministrit Fatmir Xhafaj, këtë herë të rinjtë kanë kërkuar largimin e gjithë qeverisë.

Slogani i protestë sot ishte të çojmë qeverinë “Rama” në emigrim, ashtu si kjo qeveri ka dërguar në emigracion 1 milion shqiptarë.

“Ta cojme Ramen Xhafen e Tahirin me shpuren e rilindjes ne emigrim e te rrime 2 milione shqiptare ne vendin tone. 1 milione shqiptare ne 3 vjet kane plotesuar formularin per llotarine amerikane. 110 mije te rinj zyrtarisht kane kerkuar azil ne vendet e BE. 290 mije qytetare nuk sigurojne dot ushqim te mjaftueshem. 10% e femijeve ushqehen vetem nje here ne dite. 50 mije femije shfrytezohen ne pune te renda. 12 kryefamiljare jane vetevrare se s’paguanin dot faturen e energjise elektrike”,- tha kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?