FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fshehje pasurie dhe pastrim parash, deputeti Alfred Peza merret i pandehur. Reagon avokati

Prokuroria e Përgjithshme i ka komunikuar akuzën për fshehje pasurie dhe pastrim parash deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza, ndërsa ka kërkuar të merret si i pandehur.

Prokuroria do të dërgojë dosjen në Gjykatën e Lartë për gjykimin e deputetit socialist. Peza ishte i pranishëm në prokurori së bashku me avokatin e tij Ardian Visha.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, i thanë mediave se ndaj Alfred Pezës janë ngritur 3 akuza. Bëhet fjalë për akuzat e ‘fshehje të të ardhurave’, ‘Pastrim i produkteve penale’ dhe ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje, ose deklarim i rremë i pasurisë’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht për këto akuza është njoftuar edhe avokati i Alfred Pezës. Dosja ndaj këtij të fundit është dërguar në Gjykatën e Lartë ku do të gjykohet për shkak të pozicioni të tij si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë deputeti Peza nuk u prononcua për mediat duke iu përgjigjur gazetarëve me një “Faleminderit”, ndërsa sqarimet i dha avokati i tij mbrojtës, Ardian Visha sipas të cilit Prokuroria nuk ka asnjë provë për ta fajësuar klientin e tij.

Avokati mbrojtës, Visha: Çështjen e kam të fituar
Ardian Visha, avokati mbrojtës i Alfred Pezës, thotë se e ka të fituar çështjen në ngarkim të klientit të tij.
Sipas Vishës, Prokuroria nuk ka asnjë provë që bën me faj deputetin socialist.
Ky rast nuk ka kënd që të qëndrojë në tokë. Prokuroria nuk ka asnjë provë. Për mua është rast i lehtë për tu fituar, pasi është i ndërtuar keq nga prokuroria. Çdo avokat do ishte i nderuar ta kishte si rast”, tha Visha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?