“Fund historisë së kanabisit”, zotimi i kryeministrit Rama për vitin 2017 (LIVE)

Kryeministri Edi Rama është i vendosur për t’i dhënë fund kultivimit të kanabisit në vendin tonë. Në kuadër të realizimit të këtij objektivi, kreu i Qeverisë ka mbledhur sot në Kryeministri strukturat e policisë.

“Jemi zotuar që këtë vit do të shkruhet fjala FUND në historinë e gjatë të kultivimit të kanabisit në shkallë të gjerë dhe ky zotim do të mbahet me se s’bën për #SHQIPËRINËQËDUAM??✌??”, shkruan kryeministri Rama, teksa transmeton live takimin, në rrjetin social “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pranishëm në këtë takim, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka folur për strategjinë për asgjësimin e kanabisit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se parashikohen ndëshkime të rënda për ata punonjës të policisë që kapen në shkelje të ligjit.

“Integriteti i policit është baza ku kemi ngritur punën. Kemi konstatuar efektivë në shkelje të ligjit. Jemi të vendosur të ndëshkojmë secilin prej tyre. Dua të shpreh falënderim për policinë italiane për kontributin që ka dhënë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Çako i cili tha se këtë vit do të ketë 30 % më shumë fluturime se vitin e kaluar.

Me skuadarën e Guardia Di Finanza ka filluar fluturimi ajrore në monitorim prej datës 15 maj dhe është llogaritur që këtë vit të kryhen 30% më  shumë fluturime se viti i kaluar deri tani janë kryer 6 fluturime ajrore, janë selektuar 15 raste, por vetëm në një rast me 12 bimë është konstatuar kultivim. Gjithashtu gjatë këtij viti po kryhet monitorim nga ajri me helikopter të policisë. Deri tani janë bërë 21 fluturime dhe  jaën konstatuar vetëm 7 raste”- tha kreu i uniformave blu.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154927020771523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?