Fushata, Rama: Spahiu, sorrë! Basha shalqi me provë, demokratët na kanë borxh votën

Kryeministri Edi Rama vijoi sot fushatën elektorale me një takim me elektoratin e bashkisë së Klosit.

Rama tha se demokratët i kanë një borxh socialistëve që i shpëtuan Bashën dhe PD-në

Më 25 qershor, o do të kapim mat ata që duan të na cojnë prapa ose do të jetë Shjqipëria do të jetë shah mat sa herë kanë pas qeverinë. Marrëveshja është shumë e qartë. Kush do të humbasë do të përgëzojë fituesin, se nuk ka cfarë të thotë më: Jo mi vodhi votat. Futi gjithë ato njerëz në qeveri?

Swiss Digital Desktop Reklama

Përse i futi. I futi deri më datën 25 qershor, më datën 26 nëse ne jemi forcë e parë ata ikin. Ata janë aty për zgjedhje. Zgjedhjet mbaruan, dhe shpresoj të jenë të pakontestuara. Bashkarisht më pas, qeveria dhe opozita do të bëjnë avokatin e Shqipërisë, që të ulemi në tavolinën e BE-së dhe të nisim negociatat. Prandaj them që 25 qershori nuk duhet të jetë as blu, as jeshil por kuq e zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Se tani na iku Kreshnik Spahiu dhe mund ta themi rehat kuqezi. Se kishim Kreshnikun e na shkatërroi sorra. Na mori simbolin. (Flet me ironi)  E di që jeni mërzit por sorra ka sa të duash, Shqiponjë një ka ajo e flamurit.

Demokratët këtë herë na kanë një borxh se i shpëtuam Lulin dhe nderin e partisë. Tashi ata duhet të na ndihmojnë të shpëtojmë Shqipërinë nga Luli dhe partia. Se Luli është dhe shalqi me provë. Ishte në krye të Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?