Fushata – Zgjedhjet e 18 qershorit, deputetët e PS thirrje për pjesmarrje masive

Partia Socialiste kërkon një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e 18 qershorit, për ti dhënë një qëndrueshmëri qeverisjes në katër vitet e ardhshme. Gjatë takimeve të zhvilluara në Himarë dhe Lukovë, Damian Gjiknuri ka ftuar dhe emigrantët të bëhen pjesë e proçesit. Ndërkohë në Gramsh e Cërrik, Taulant Balla ftoi të rinjtë të votojnë PS, si alternativa që u ofron punësim e reforma.

Drejtuesi i fushatës së PS-së në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, ka kërkuar nga emigrantët të kthehen në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e 18 qershorit.

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Himarë, ai ka nënvizuar se një pjesëmarrje e lartë në zgjedhje do ti japë qëndrueshmëri qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjiknuri: “E rëndësishme është që ata të vijnë, të marrin pjesë në votime dhe siç e thashë, një pjesëmarrje e lartë në votime do të na japë qëndrueshmëri në qeverisje për 4 vitet e ardhshme. Me mbështetjen ndërkombëtare dhe me thellimin e reformave jam i sigurtë se qeveria në mandatin e ardhshëm do të jetë jashtëzakonisht shumë më e mirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Gramshi drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, u tha të rinjve se në të mirë të tyre nevojiten reforma e punë, dhe jo tunele pafund si ai ku është zhytur PD me protestat e saj të dështuara.

Balla: “Protesta e dështuar e PD sot tregon se ata për fat të keq kanë hyrë në një tunel pafund. Ne bëmë gjithçka për t’i nxjerrë nga tuneli, ofruam gjithçka, por ne nuk mund të presim derisa Saliu të bindet se Luli nuk e bën dot atë punë. Nuk presim dot. Kështu që PD le të vazhdojë në tunel, ne duhet të vazhdojmë angazhimin që kemi ndaj Gramshit dhe ndaj Shqipërisë që duam. Kemi detyrë shumë historike përpara të cilën do ta bëjmë me Gramshin, me të rinjtë e të rejat e Gramshit dhe me popullin shumë të nderuar të Gramshit i cili gjithmonë i ka dhënë fitore PS.”

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë ceremonisë ku mori titullin Qytetar Nderi në Drenas të Kosovës, ka nënvizuar se në Tiranë një grup njerëzish po sjellin konflikt me Perëndimin.

Kodheli: “Në Tiranë janë një grup njerëzish që po përpiqen të krijojnë konflikt me Perëndimin, të trembur nga reformat, sidomos ajo në drejtësi.Ky grup i dhunshëm politikanësh të cilat padyshim e urrejnë demokracinë, ashtu si edhe zbatimin e ligjit, të drejtën e qytetarëve për të votuar, barazinë përpara drejtësië, do të marrin një përgjigje nga populli shqiptar, nga qytetarët e Shqipërisë pak javë më vonë që është ajo e Shqipërisë së lirë”.

Qëndrimet e deputetëve socialistë vijnë vetëm një ditë pas protestës së opozitës, ku Basha theksoi se pjesëmarrja tregoi nisjen e Republikës së Re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?