FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fushata zgjedhore/ Ministria e Financave fton qytetarët të denoncojnë

Ministria e Financave rrit masat për parandalimin e administratës në fushatën zgjedhore. Ministria e Financave ka riaktivizuar numrin telefonik, ku qytetarët mund të bëjnë denoncimet e tyre në rast shkeljes apo abuzimesh nga ana e punonjësve të administratës shtetërore gjatë fushatës elektorale.

Ministrja e sapoemëruar Helga Vukaj, ka thirrur një mbledhje urgjente me zv.ministrat dhe Drejtorët e Drejtorive, ku kërkoi rritjen e efiçencës në administratë, ndërsa paralajmëroi sërish se cilido nga punonjësit e administratës shtetërore që do të bëhet pjesë e fushatës elektorale të partive politike do të ndëshkohet.

Ajo vlerësoi kontributin profesional dhe kërkoi të mos tolerohet asnjë sjellje burokratike që bllokon në mënyrë të qëllimshme shërbimet ndaj publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takimin me stafin e ministrisë, Vukaj ritheksoi masat administrative dhe penale që do të merren për çdo punonjës; staf politik apo administrativ që përdor zyrën e shtetit për propagandë dhe favorizim të operatorëve të veçantë të biznesit, me qëllim financimin e fushatave elektorale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja deklaroi se po hartohet një strategji veprimi për parandalimin dhe luftimin e çdo forme korrupsioni dhe përdorimi të administratës në fushatën elektorale.

Ajo kërkoi që të gjitha Institucionet dhe departamentet në varësi të ministrisë së Financave të  riaktivizojnë platformën telefonike pa pagesë :  0800-1963 për denoncimin e korrupsionit dhe çdo forme abuzimi me detyrën shtetërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?