Gafa trashanike e kandidatit të PD: Më ka propozuar Partia e Punës
Kryesuesi i listës së Lulzim Bashës në Shkodër shkruan në CV e dorëzuar pranë KQZ se është kandidat i Partisë së Punës.
Në dokumentin e mëposhtëm që sjell JavaNews, Romeo Gurakuqi shkruan se në zgjedhje për Kuvend 2017 ai është i propozuar nga PP.
Profesori Gurakuqi është një prurje e re Lulzim Bashës në PD ndërkohë që jashtë qarkut Shkodër u lanë emra të njohur si Jozefina Topalli, Ramiz Çobaj dhe Helidon Bushati.
Ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, Gurakuqi është dhe profesor. Ndaj dhe të mos dish se me cilën parti kandidon do të thotë se ke hyrë gabimisht në fushatë.
KOHA JONË SONDAZH

