FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gara në PD, dhëndri i Berishës: A do bëjmë analizë apo mos i fol shoferit?

Një ndër pjesëtarët e listës “Basha ik”, njëkohësisht dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka folur sërish sot për situatën e vështirë që po kalon Partia Demokratike, dhe ngre pyetje në lidhje analizën që i duhet bërë “rezultatit trishtues” në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai, në një postim të bërë në |Facebook”, thotë se kërkesa për të bërë një analizë brenda kryesisë u rrëzua me 14 vota kundër.

Statusi i plotë i Malltezit

Swiss Digital Desktop Reklama

A mund te shohim njeri-tjetrin ne sy dhe te identifikojme gabimet qe te mos perseriten me? A duhet te bejme nje analize per rezultatin trishtues, apo mos i fol shoferit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Analiza duhet kryer (i) ne forume te PD, (ii) ne media apo (iii) ne kafe?

Duhet kryer mes kolegeve te kryesise apo ne seksione? A marr dot nje pergjigje tek seksioni se pse u zhduken simbolet e PD?

Kerkesa per nje date per analize brenda kryesise i sherben PD por u rrezua. Pati 11 ne favor, 14 kundra dhe mbi 20 abstenime. Besoj qe kemi nevoje te reflektojme dhe mos mbyllim syte se gabimet mund te perseriten nese nuk identifikohen dhe ballafaqohen ne nje shkembim idesh mendjehapur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?