FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gara në PD/ Eduard Selami nis fushatën në parti, zbulohet takimi me dy zyrtarët e lartë demokratë (Foto)

Ndërsa në PD janë të shumtë zërat pro e kundër dorëheqjes së Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhje, vetëm Eduard Selami i ka shpallur “luftë” hapur, duke qenë i vetmi kandidat që e ka sfiduar zyrtarisht në garën për kryetar partie.

Por ndërsa na ndajnë edhe 22 ditë nga përballja e tij me Bashën, Eduard Selami duket se i ka marrë gjërat shtruar.

Nga fotot e siguruar prej “BalkanWeb”, Selami është shfaqur sot i ulur në kafe, me dy figura të tjera të rëndësishme të partisë, si Edmond Spaho, nënkryetar i PD-së dhe Enno Bozdon, Sekretar Organizativ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dimë nëse Spaho e Bozdo janë në krah të tij në përballjen që do ketë me Bashën, por një gjë është e sigurt, mes të treve po zhvillohej një bisedë serioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?