Gara për kreun e PD/Selami: Po i afrohemi fitores, faqe e re dhe për Shqipërinë
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Eduard Selami, tra ditë para zgjedhjeve në parti, ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook”. Ai bën me dije se fushata që është duke bërë për të marrë postin e kreut në PD është duke mbaruar.
“Falë mbështetjes së shumtë që më keni dhënë këto javë, falë përkrahjes së vizionit tim gjatë ditëve të fundit, tani ne besojmë se ringritja e Partisë Demkoratike do të ndodhë me shpejtësi mbi bazën e vlerave demkoratike dhe perëndimore”, thekson Selami.
Më tej Selami thekson se dëshiron që të jetë në krye të Partisë Demokratike, me qëllim që ta kthejë këtë parti në vlerat e saj perëndimore.
“Të shtunën më 22 korrik, të gjithë demokratët do të vendosin për modernizimin e partisë së tyre dhe bashkë me të, edhe për modernizimin e Shqipërisë. Unë jam besimplotë se së bashku me ju, do të arrijmë të hapim një faqe të re për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë”, shkruan Selami.
Statusi i Selamit:
Të dashur miq
Dua të ndaj me ju lajmin e mirë se po i afrohemi fitores. Pas një fushate të gjatë rreth 1 muaj, përjetova me shumë dashamirësi çdo moment ku pata mundësinë t’ju takoja, të shprehja pikëpamjet e mia dhe të dëgjoja atë që ju kishit për të thënë. Falë mbështetjes së shumtë që më keni dhënë këto javë, falë përkrahjes së vizionit tim gjatë ditëve të fundit, tani ne besojmë se ringritja e Partisë Demkoratike do të ndodhë me shpejtësi mbi bazën e vlerave demkoratike dhe perëndimore.
Kjo do të jetë një fitore e bashkimit të gjithë demokratëve. Kjo fitore do të ngjallë shpresën e çdo demokrati dhe shqiptari se njësoj si për PD, më e mira do të vijë edhe për Shqipërinë. Së bashku do të afrojmë PD tek vlerat e saj ideologjike, do të përfaqësojmë shtresat e djathta. Kjo do të jetë një fitore e çdo demokrati që do të jetë një zë i fuqishëm për vendimmarrjen brenda Partisë Demkoratike. Të shtunën më 22 korrik, të gjithë demokratët do të vendosin për modernizimin e partisë së tyre dhe bashkë me të, edhe për modernizimin e Shqipërisë. Unë jam besimplotë se së bashku me ju, do të arrijmë të hapim një faqe të re për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

