Gara për kryetarin e PD, Eduard Selami ka dy kërkesa për Lulzim Bashën

Kandidati për kryetar të PD-së, Eduard Selami ka bërë sot dy kërkesa për rivalin e tij në këtë garë, Lulzim Bashën.

Me një shënim të shkurtër në faqen e tij në Facebook, Selami thotë se kjo është një garë e pabarabartë, por sipas tij është e fitueshme.

Ja çfarë shkruan Eduard Selami në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gara për kryetar të Partisë Demokratike është në kulmin e saj. Ju falënderoj ctë gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë këtë periudhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E kam thënë më parë se kjo garë është e pabarabartë nga ana strukturore por është tërësisht e fitueshme.

Unë dua që PD t’i kthehet edhe njëherë vlerave demokratike dhe perëndimore të saj.

Për këtë, i kërkoj zotit Basha të mbajë premtimin që më ka bërë se debatet mes nesh do të bëhen të hapura për mediat dhe për publikun. Kjo nuk ndodhi në debatin e Korçës.

Së dyti, i kërkoj të bëjë publike listën e anëtarëve të partisë demokratike të cilët do të votojnë. Nuk ka asnjë arsye që këto lista të mbahen të fshehta, ne nuk jemi parti e jashtëligjshme.

Duhet transparencë. Anëtarët e PD janë krenarë që janë demokratë dhe nuk kanë frikë që të fshehin anëtarësinë ndaj hape partinë zoti Basha!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?