Gazeta austriake: Një pjesë e konsiderueshme e GDP në Shqipëri nga droga

Gazeta vjeneze Die Presse në një artikull të sotëm nga Karl Peter Schwarz, shkruan se një pjesë të konsiderueshme të GDP vendi ynë e nxjerr nga droga, ndërsa kritika lëshohen në adresë të kryeministrit Edi Rama. Në artikull, Die Presse analizon përkeqësimin e shtetit ligjor e problemeve me korrupsionin e kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit.

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjsh,e të narkotikëve; strongmani socialist i Tiranës Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvleftësohet. Dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri Erdogani po fut nën kontroll parti muslimane, shoqata, fondacione e media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit.“ -thuhet në artikull.

Në shkrim theksohet se përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç në themelimin e Air Albania e në ndërtimin e aeroportit në Vlorë, raste të denoncuara nga opozita në parlament .

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur  apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur.” Thuhet ndër të tjera në Die Presse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?