Gazeta “Dita” sulmon Ramën: Kriminalizove PS, bëj testin e drogës!
Gazeta “Dita”, në numrin e sotëm, është hapur me këtë kryeartikull: ”Peshku qelbet nga koka”! Në shkrimin kryesor dedikuar përgjimeve të medias gjermane ”Bild”, kjo gazetë i ka thirrje kryeministrit që të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste. Sipas ”Ditës”, Rama është duke kriminalizuar PS-në nëpërmjet ”Rilindjes”, por kjo nuk duhet të lejohet më nga socialistët.
”Rama, për hir të pushtetit ka shkuar larg me imazhin që duhej të kishte një forcë e majtë, progresive, më e madhja në vend, e cila ka vuajtur nga dhuna e rrugaçëve politikë dhe nuk ka menduar kurrë se duke qenë kudhër, një ditë do të bëhet çekani i së keqes. Shkurt e shkoqur: U pëlqen apo jo disave që humbasin privilegjet e pamerituara apo thjesht çobanin, ai nuk duhet lejuar të vijojë kriminalizimin e mëtejshëm të forcës politike që e grabiti përmes një besimi të rremë që krijuan ata që ende sot, i rrinë pranë dhe heshtin”, shkruhet në këtë gazetë.
Në fund të shkrimit, gazeta ”Dita” i lutet kryeministrit Rama që të bëjë testin e drogës. “Ne të Ditës kemi dhe një lutje për të. Në shkrimin e djeshëm të gazetës gjermane ngrihej pyetja pse ai vetë dhe drejtuesit e tjerë politikë në Tiranë nuk pranojnë të bëjnë testin e drogës. Ftojmë Ramën ta bëjë këtë test që t’u japë fund dyshimeve që është vetë një përdorues droge. Ne të Ditës e dimë më mirë nga të gjithë që ai nuk merr drogë. Dhe ai e di, që ne e dimë. Bëje testin Edi, mos ki frikë. Se po e bëre ti, do ta bëjnë të gjithë e do shpëtojmë nga këta të drogumit. Si thua?”,-mbyllet artikulli.
Lexoni artikullin e PLOTË
KOHA JONË SONDAZH

