Gazetari i Bild: Falenderoj prokurorinë, konfirmoi që përgjimet janë të vërteta
Gazetari gjerman i BILD Peter Tiede ka reaguar sërish në lidhje me artikullin e publikuar prej tij, i cili e ka “shkundur” jo pak pozitën e socialistëve në pushtet.
Tiede ka reaguar duke shkruar se Shqipëria është “përmbys” për shkak të përgjimeve të dala në artikullin e tij. Gazetari po ashtu i thotë dhe një “faleminderit” reagimit të Prokurorisë së Tiranës, e cila nisi hetimet për dalje të sekretit hetimor, një fakt që sipas gazetarit hedh poshtë pretendimet e kahershme të socialistëve që e akuzuan për gazetar të blerë dhe mashtrues.
Autori i artikullit të sotëm në gazetën më të madhe gjermane BILD ku u bënë publik përgjime të shumta mes Astrit Avdylaj, kreu i një klani kriminal dhe drejtuesve të lartë të PS-së dhe qeverisë vendore ne Durrës dhe Shijak ku u përmendën Vangjush Dako dhe kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të dytë sot në llogarinë e tij në FB. Më herët ai tha se ky artikull ishte një provë e fortë për qeverinë Rama që kundërshton dhunshëm përdorjen e mafias për të marrë vota për të.
Ndërkohë në postimin e dytë me mjaft ironi ai ka falenderuar zyrën e Prokurores së përgjithshme e cila me deklaratën e saj për nisjen e hetimit për nxjerrjen e sekretit hetimor, thjesht ka konfirmuar vërtetësinë e përgjimeve.
Postimi i plotë: Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikull timin – dhe shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot.
Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë.
Lexoni edhe…
- Basha: Qeveria është ilegjitime. Rama ka ardhur në pushtet nga krimi
- Kryemadhi: Koha e Ramës mbaroi. Zgjedhjet, Parlamenti e qeveria janë ilegjitime
- Vangjush Dako reagon për audiopërgjimet e publikuara nga “Bild”
- Paloka: Nëse Rama nuk ikën, shqiptarët kanë të drejtë ta shporrin
- Berisha: “Bild” shpartallon Ramën dhe narkoshtetin
- Andi Bushati: Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve
- Petrit Vasili: U vërtetua plotësisht se kriminelët dhe Edi Rama kanë blerë votat
- Ulsi Manja: Bild prishi hetimet. Po kërkon destabilizimin e Shqipërisë
- E plotë/ 6 përgjimet e ‘BILD’. Astrit Avdulaj, biseda me Dakon e zyrtarë të PS
- Prokuroria “zbaton urdhrin e Manjës”, nis hetimet për nxjerrje të sekretit
- Arta Marku: E indinjuar që dosja u publikua. Të hetohet
KOHA JONË SONDAZH

