Gazetari i Bild në “A show”: Do publikoj të tjera përgjime
Gazetari gjerman tashmë shumë i njohur edhe për shqiptarët Peter Tiede, pikërisht për shkak të publikimit të dhjetëra përgjimeve ka folur sonte në “A show” në News24.
Në një lidhje ‘skype’ Tiede tha ‘live’ se puna e tij nuk ka të bëjë me opozitën ashtu siç është akuzuar nga kryeministri shqiptar por se është çështje gazetarie, detyrë e tij.
“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime”, tha Tiede nga Gjermania.
Ai paralajmëroi publikime të tjera për Shqipërinë.
“Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në”, tha ndër të tjera gazetari i “Bild”, duke falënderuar në shqip.
Lexoni edhe…
- 16 përgjimet e Bild, Rama kapet në vjedhjen e zgjedhjeve
- Rama e kërcënoi me gjyq, gazetari gjerman: Fyeva madhërinë tuaj?!
- Përgjimet e “Bild”, Kryemadhi: Rama kryeministër ilegjitim
- Ky është Arben Keshi, njeriu i përgjuar me Edi Ramën
- Rama e PS u kapën duke vjedhur vota, Prokuroria: Hetim për nxjerrje sekreti
KOHA JONË SONDAZH

