Gazetari i Bild-Ramës: Ende s’ka dëgjuar për drejtësi të pavarur
Gazetari gjerman Peter Tiede, i është përgjigjur në facebook reagimit të kryeministrit Edi Rama, pas publikimit të përgjimeve të reja lidhur me shitblerjen e votës, këtë herë në Dibër, si edhe apelit që kreu i shtetit ka për prokurorinë. ‘
‘Natyrisht, kreu i qeverisë së Shqipërisë ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur: Tani Rama i kërkon prokurorit që të hetojë. Meqë ai është në Londër tani, Rama duhet të marrë një mësim atje, siç është me prokurorët e pavarur dhe gjykatat reale, funksionale (që është gjithashtu faj i edicioneve të mëparshme)”.
KOHA JONË SONDAZH

