“Gazetari i Vitit 2021” shpallet Armand Shkullaku

Si çdo vit, edhe këtë herë, KOHA JONE shpall disa çmime dhe Njeriun e Vitit. Kjo vjen nga tradita e hershme që kjo media ka patur që nga fillimi i saj. Ndërkohë çmimet vijnë si rrjedhojë e votimit online nga dhjetra mijë lexues në mbarë botën shqiptare/REDAKSIA KOHA JONE/

“Gazetari i Vitit 2021” shpallet Armand Shkullaku

-Armand Shkullaku është një prej gazetarëve më profesionistë në Shqipëri. Me një eksperiencë ekselente në botën e medias së shkruar ndër vitet 1992-1998, kur Shkullaku ishte pjesë e gazetës KOHA JONË, herë si gazetar, por edhe si drejtues i saj në ato vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sondazhin GAZETARI I VITIT 2021 kishte një numër shumë të madh gazetarësh konkurrues dhe gjatë gjithë kohës Armand Shkullaku mbeti në krye të listës, përveç një jave kur u ngjit analisti tjetër Andi Bushati, por fakti që kryesoi gjatë gjithë kohës së sondazhit që prej javës së parë të muajit tetor të këtij viti, mbetet një tregues se Armand

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkullaku është i gjithëpranuar nga krejt komuniteti i gazetarëve dhe analistëve mediatikë, si më i miri i këtij viti.

Shkullaku ka mbetur skrupuloz në parimet e tij për lirinë e medias dhe në luftë me pushtetet e radhës në Shqipëri, të cilët sa vijnë në pushtet tjetërsohen.

Ndonëse kanë kaluar afro tre dekada, përsëri Armand Shkullaku ka mbetur po ai i vitit 1992, kur erdhi te KOHA JONË, i lirë në mendimet e tij paçka se pushtetet kanë qenë përherë joshës për një kategori VIP nga radhët e medias.

Gjatë këtij viti, Armand Shkullaku ka qenë një prej protagonistëve kryesorë në studiot televizive, ku ka shpalosur idetë dhe qëndrimet e tij antiregjim. Ka dhe një arsye tjetër se përse votuesit kanë zgjedhur Armand Shkullakun si gazetarin e vitit.

Në prill të këtij viti, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati publikuan në Lapsi.al atë që sot njihet si skandali i patronazhistëve. Në mes të fushatës elektorale kur qeveria kontrollonte shumicën e mediave dhe televizioneve, duhej kurajë profesionale dhe njerëzore për të publikuar një prej skandaleve më të rënda në fushatat elektorale në Shqipëri. Për nxjerrjen e listës së patronazhistëve që përgjonin qytetarët u përballën me gjykata dhe hetime, e megjithatë Shkullaku me kolegun e tij Andi Bushati përballë presioneve dhe kërcënimeve zgjodhi profesionalizimin.

Armand Shkullaku prej vitesh punon në multimedian KLAN me mikun e tij të kahershëm e të përhershëm Aleksandër Frangaj, që edhe ky ka “ADN” e KOHA JONË.

Si çdo vit, edhe këtë herë, KOHA JONE shpall disa çmime dhe Njeriun e Vitit. Kjo vjen nga tradita e hershme që kjo media ka patur që nga fillimi i saj. Ndërkohë çmimet vijnë si rrjedhojë e votimit online nga dhjetra mijë lexues në mbarë botën shqiptare

Në KLAN, Armand Shkullaku ka mbajtur detyra të ndryshme, duke injektuar brenda “kështjellës” mediatike të KLAN-it, krejt profesionalizmin e tij të fituar ndër vitet e vështira mediatike 1992-1997.

Ndërkohë që këto ditë dolën edhe pagat e gazetarëve dhe analistëve kryesorë në media, e ku kishte super rroga që mund t’u ikte petulla edhe gazetarëve kryesorë të CNN apo BBC; Armand Shkullaku si një prej ikonave të medias së lirë, kishte mbetur ai i thjeshti dhe mos synues i pagave të larta. Natyrisht që kjo tregon se ka pikësëpari profesionin si ideal dhe me pas rrogën.

E jo si disa që na bëjnë moral nëpër studio televizive si më të ndershmit e botës shqiptare këtej dhe andej kufirit, por mendjen e kanë të eurot nga xhepi i qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?