Genc Pollo uron Bashen per fitoren
Deputeti i PD, Genc Pollo ka uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen ne krye të Partisë Demokratike.
“Urimet më të përzemërta kryetarit të PD Lulzim Basha. Vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej. Përkrahje për sfidat jo të lehta që presin PD e Shqipërinë. Pergezime edhe zoti Selami për fushatën gojëmprehtë e sidomos për qëndrimin ndaj rezultatit e urimin e fituesit. Koha për të parë përpara e për të kontribuar për Partinë Demokratike e për një opozitë efikase kundrejt Rilindasve te cilet do shtojne zullumin me tej”, shkruan Pollo.
Dhe pas urimit per Bashen, deputeti Pollo takoi ish-ambasadorin e Shqiperise ne OKB, diplomarin e mirenjohur Agim Nesho per tu konsultuar edhe per situaten nderkombetare.
Ambasadori Nesho njihet si nje nga diplomatet me te shkelqyer te Shqiperise ne keto dekada te demokracise.

KOHA JONË SONDAZH

