FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Genc Ruli flet për tërheqjen nga politika: E kisha paralajmëruar me kohë. T’i lëmë hapësirë të rinjve

Katër herë ministër dhe pesë herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën Partinë Demokratike, Genc Ruli duket se i mbyll me kaq hesapet me politikën. Vendimin ai ia ka komunikuar ditët e fundit edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Kështu emri i Rulit pritet të mos jetë as në listën e kandidatëve për deputetë të PD.

Shkak për vendimin, sipas Rulit është për t’i lënë hapësirë të rinjve, pasi për të, politika ka nevojë për figura të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam thënë edhe më herët që nuk do të kandidoj. Largohem nga Kuvendi, t’i lëmë hapësirë të rinjve. Politika shqiptare ka nevojë për figura të reja”- është shprehur Ruli në prononcimet e këtyre minutave për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Ruli ka deklaruar se arsyet e tërhejes së tij nga politika do t’i bëjë të1% ditura në një moment tjetër.

Kështu emri i Rulit pritet të mos jetë as në listat e kandidatëve për deputete

Një muaj më parë Ruli deklaroi se nuk e kishte ndarë mendjen nëse do vazhdonte karrierën politike apo do të tërhiqej përfundimisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?