Genc Ruli: Mjerimi i Bashës prodhoi humbjen

Kritikat nuk kanë fund për Lulzim Bashën, i cili doli më i dështuar se kurrë në këto zgjedhje parlamentare me Republikën e tij Re.

Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, ish-deputeti Genc Ruli, ka thyer heshtjen pas rezultatit dramatik, edhe pse i tërhequr tashmë nga jeta politike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ruli shkruan se ai dhe disa politikanë të tjerë nuk kanë më lidhje me vlerat që preferon sot Lulzim Basha, dhe as përshtaten dot me to.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ai fajëson Bashën për këtë rezultat, duke thënë se mjerimi i tij solli shifrat katastrofike për PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në këtë kuptim që prej një viti i jam larguar politikës aktive duke kuptuar që disa politikanë dhe unë mes tyre s’kemi më ldhje me vlerat që preferon sot zgjedhësi. Por dhe as përshtatemi dot më me ato vlera. Mjerë ata që s’e kanë kuptuar këtë. Por mjerimin jua përcollën votuesve të PD duke ju prodhuar këtë rezultat katastrofik”, shkruan ndër të tjera Ruli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?