FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Giorgia Meloni: Kemi përgjegjësi të madhe, mund të mbështeteni tek Italia

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbërriti sot në Tiranë për Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pasi u prit nga kryeministri Edi Rama, Meloni iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, më shumë sidomos pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Është shumë e rëndësishme të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku për ekonominë, sigurinë kibernetike si edhe çështje të tjera, për të cilat ju e dini, Italia është plotësisht e përkushtuar.

Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për shumë çështje që kemi për roaming dhe shumë çështje të tjera që po diskutojmë dhe sikurse e dini, mund të mbështeteni për këtë tek Italia. Faleminderit!” theksoi në përfundim, Kryeministrja e Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?