Gjashtë dekanë kundër ministres Karabina, urdhëroi zëvendësimin e bordit të universitetit

Pas urdhrit të ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina për zëvendësimin e anëtarëve të Bordit të Universitetit të Tiranës,  gjashtë dekanët nëpërmjet një letre shprehin shqetësimin e tyre për këtë vendim. Në letrën e drejtuar kreut të Bordit të Universitetit të Tiranës, Ervin Demo, dekanët
thonë se urdhri i ministres Karabina është jotransparent dhe u dha në një kohë që personeli i Universitetit të Tiranës është me pushime, shkruan BW.

“Vendimi prek autonominë e Universitetit të Tiranës, dhe është bërë për të ulur reputacionin e UT,” shprehen dekanët. Gjithashtu sipas tyre, i rëndë është dhe qëndrimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, i cili duhet t’i kërkonte shpjegime ministres për këtë vendim të marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?