FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti Agron Gjekmarkaj: “Qeveria e re me byrekblerës dhe shërbëtorë”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka analizuar Qeverinë e re, te shpallur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, në 2 shtator.

“Sot, PS mund të konsiderohet një parti lokaliste e “bregut”. Që kjo do ishte një qeveri shegertësh, shërbëtorësh, byrekblerësish, duke sharruar çdo individualitet politik të mbetur pas sosjes me një fare peshe brenda PS-së si Majko, Braçe, Balla, Klosi, më parë Bushati, edhe ai tani kokulur e plot shpresë, mos e merr Ulsiu si këshilltar kjo merrej me mend, por jo deri aty sa të parashikohej triumfi i dosjes “184”. Dje përdora termin “harem politik”, sigurisht që nuk e kisha atë në kuptimin klasik, siç e përdornin sulltanët otomanë apo siç nxituan ta interpretonin sejmenët e agjitpropit, por vetëm si koncept politik pa dallime gjinore, pa pasur aspak qëllim të fyej apo komentoj zonjat e qeverisë në etikën morale. Nuk më mungon ndjesa për to nëse kështu e kanë lexuar.

Gjykimi shkon mbi sjelljen politike publike, atë të bindjes dhe nënshtrimit pa kushte, atë të ambicies pa fre, e cila i shndërron në komikë, atë të pjesëmarrjes vullnetare në shkatërrimin e demokracisë, në vjedhjen e zgjedhjeve, në vrasjen e ekonomisë, në vjedhjen e zgjedhjeve, në vrasjen e ekonomisë, në shpopullimin e vendit, në votime moniste, në propagandë që themelohet mbi gënjeshtrën e rritet me ritmet e saj, në nxitjen e korrupsionit e tarafit e plot karakteristika shënjuese të këtyre viteve që nuk rilindëm”, shkruan Gjekmarkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?