FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjergj Bojaxhi: Në kohë krize, Veliaj e Halimi me shpenzime kolosale

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, fton qytetarët dhe jo bizneset, që përmes donacioneve sado modeste, të ndihmojnë fushatën e tij elektorale dhe grupimin “Ne Tirana”.

-“Ftoj dy kandidatët e partive të bëjnë publike koston e fushatës dhe financuesit. Me çfarë parash sponsorizohen me dhjetëra zyra elektorale kudo në çdo qytet? Çdo lekë nesër shpërblehet në leje ndërtimi dhe favore në kurriz të qytetarëve”-, është shprehur Bojaxhi.

Më tej ai thotë se nuk do të pranojë financime nga biznesi, në mënyrë që askush të mos pretendojë favore prej tij. Bojaxhi sulmoi edhe kandidatët Veliaj dhe Kosova se në kohë krize, kur shqiptarët po marrin arratinë nga varfëria, ata organizojnë, siç u shpreh ai, dasma elektorale, me para për të cilat nesër do të shndërrohen në favore ndaj financuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?