FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermania nuk do azilkërkues nga Shqipëria dhe Kosova

 

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizière, në një intervistë për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thënë që është e “papranueshme” dhe një “turp për Evropën” që rreth 40 për qind e azilkërkuesve në Gjermani vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjermania këtë vit është ballafaquar sidomos me praninë e azilkërkuesve nga Kosova, Shqipëria, por edhe Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, transmeton Gazeta Blic.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Maizière ka paralajmëruar që shteti gjerman do të fillojë të “reduktojë masovisht” përkrahjen duke ndaluar edhe ndihmat financiare për azilkërkuesit nga Ballkani dhe në të njejtën kohë ka bërë të ditur që vet shteti gjerman si shtet i pasur “nuk është aspak i ngarkuar” nga politika me refugjatët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas de Maizière një prej shkaqeve kryesore pse azilkërkuesit nga Ballkani po shkojnë në Gjermani janë ndihmat financiare, raporton Telegraf.

Ai i ka thënë FAZ-it që është duke e përgatitur një draft ligjor në cilin do të parashikohet zgjerimi i kategorisë së vendeve me prejardhje të sigurtë.

Sipas de Maizière është abosolutisht e vetkuptueshme pse njerëzit në Gjermani pyeten pse në vend të refugjatëve nga vendet me luftëra, siç janë Iraku e Siria, Gjermanisë ia mësyejnë shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria.

“Kjo duhet të marrë fund”, ka thënë Ministri Thomas de Maizière.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?