Gjermeni në Fushë Krujë: Më 25 Qershor nuk do ketë kthim pas

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit, Eglantina Gjermeni ka vijuar takimet në bashkinë e Krujës, duke u ndalur në lagjen “Magaze” . E shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, kandidatët për deputetë, Rrahman Rraja dhe Bashkim Xhafa, Gjermeni deklaroi sr mbi 6 mld lekë janë investuar në Krujë, Fushë Krujë dhe 4 njësitë e tjera administrative të kësaj bashkie në 4 vite.

“Bashkia Krujë është një ndër bashkitë më të financuara nga Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Rama, pasi ka sjellë jo vetëm projekte cilësore por edhe me impact të madh në jetën social ekonomike. Është hera e parë që kjo bashki përfaqësohet me 3 kandidatë, 100% krutanë. Të tre bashkë do të ngremë zërin në Kuvend për më shumë investime për Krujën.

Ndaj 25 Qershori është dita për të treguar se nuk kemi kohë të kthehemi pas. Vota juaj më 25 Qershor do të bëjë ndryshimin. Reformat që ndërmorrëm në këto 4 vite kanë treguar që dimë të qeverisim ndryshe e të vendosim një standard tjetër. Dhe unë dua të citoj atë cka Kryeministri Rama thotë: nëse angazhohemi ne ia dalim. Me të njëjtin angazhim do të kapërcejë sfidën e madhe në mandatin tonë të dytë: punësimin”, tha Gjermeni në fjalën e saj gjatë takimit më banorë të lagjes “Magaze”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Bushi dha për banorët lajmin e mirë se ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës Fushë Krujë – Thumanë, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 600 mln lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?