FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjiknuri dhe ministrja Krifca takime me bujqit e Belshit

“Belsh/Kënaqësi të bashkëbisedoja me fermerët e zonës bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe kryebashkiakun e palodhur Arif Tafani për nevojat e bujqësisë, skemën e qeverisë shqiptare për mbështetjen për kultivimin e grurit dhe rolin e teknologjisë në këtë sektor.
Belshi po kthehet gjithnjë e më shumë në një model për bujqësinë shqiptare.
Për t’u ardhur në ndihmë prodhuesve të grurit, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion 500 milion lekë, ku të gjithë fermerët që kultivojnë grurin në tokat e tyre, mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektar të mbjellë.
Nga 1 shtatori kanë nisur dhe aplikimet online në e-Albania, dhe përfitues direct janë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik.
Të pranishëm në këtë takim ishin dhe ekspertë të drithërave nga Arche Noah të Austrisë, ndër shoqatat më të mëdha të resurseve gjenetike ne Europë, për të diskutuar edhe mbi projektet e bashkëpunimit në Shqipëri dhe Belsh. Kjo në mënyrë që fermerët të zbatojnë më së miri kultivimin në sajë edhe të mbështetjes që pritet të marrin me përfundimin e aplikimeve”-shkruan Damian Gjiknuri sekretar i përgjithshëm i PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?